Rama ironizon opozitën: Koalicion tragji-komik! Vetë Halim Kosova e tha se ku janë ata në këtë luftë…

04/03/2021 11:19

Në aktivitetin e zhvilluar ditën e sotme me shëndetësinë në fokus, Kryeministri Rama tha se nuk mund t’u besohet fati final i këtij sektori atyre që u bën aleatë me Covidi-n duke hedhur baltë me qeverinë.

“A mundet në këtë udhëkryq t’i besohet fati i finales së kësaj lufte atyre që firmosën atë koalicionin tragjikomik, atyre që qysh nga dita e parë e luftës nuk u rreshtuan një herë bashkë me ne pranë jush. Atyre që qysh nga dita e parë e kësaj lufte zgjodhën që të bëheshin aleatë me Covid-in vetëm se Covid-i ishte armiku i deklaruar i kësaj qeverie”, u shpreh kryeministri.

Rama riktheu në vëmendje deklaratat e forta e ish-deputetit të PD-së, mjekut të njohur Halim Kosova të lëshuara në emisionin Open në Top Channel, duke thënë  se Dr. Halim Kosova na e tregoi qartë se cilët janë ata, duke iu referuar opozitës.

“Atyre që qysh nga dita e parë nuk humbën asnjë ditë pa hedhur baltë, pa shpifur, pa nxitur panik, pa krijuar alarm vetëm për politikë. A mund t’ju besohet atyre faza finale e kësaj lufte në këtë udhëkryq të 25 prillit kur personaliteti i tyre më i njohur, Halim Kosova del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe cilët janë ata që i japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte.

Unë them jo, nuk mund t’i besohet atyre vazhdimi i asnjërës prej punëve që kemi nisur, jo për 4 vitet e ardhshme, por për një gjeneratë tjetër. Po s’i mund t’i besohet atyre fati i luftës në këtë përballje për shëndetin e të gjithë njerëzve tanë, në këtë përballje që nuk njeh demokratë apo socialist, nuk do t’ia dijë se nga vjen apo kush je, por godet”, shtoi më tej kryeministri.

Top Channel