Kosova tregon gjendjen e PD-së: Është katandis keq, i kanë mbytur hallet

02/03/2021 23:00

Ish-deputeti i PD-së dhe mjeku Halim Kosova u shpreh se Partia Demokratike është në gjendje të keqe, mbrëmjen e sotme ndërsa ishte i ftuar në Open.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë për partinë që duan dhe mendojnë që do të jetë e denjë për vendin.

“Dua shumë që të fitojë PD-ja, Janë katandis aq keq, i kanë mbyt hallet. Në 2017-ën shkrova diçka që më erdhi si frymëzim në Facebook sado që nuk postoj në rrjete sociale,  që të  votojnë për atë që mendojnë, kjo është edhe thirrja ime edhe në 2021“, tha mjeku.

Top Channel