Një 24 vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Bulqizë për përndjekjen e një 18-vjeçareje.

Policia vuri nën pranga shtetasin E. T., 24 vjeç, i cili në mënyrë të përsëritur ka shantazhuar dhe përndjekur të renë.

Njoftimi i policisë/ Bulqizë

Në Bulqizë është arrestuar në flagrancë nga Policia një 24-vjeçar, për veprën penale “Përndjekje”.

Nga Specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  E. T., 24 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Përndjekja”.

Arrestimi i tij u bë pasi  në mënyrë të përsëritur ka shantazhuar dhe përndjekur  një 18-vjeçare.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Top Channel