Ka nisur gjatë ditës se sotme procesi i vaksinimit për personelin mjekësor në Pogradec.

Dhjetëra mjekë dhe infermierë presin në radhë për të marrë vaksinën antiCovid.

Më herët, ditën e sotme ka nisur vaksinimi edhe në Lezhë, ku ishin të pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama së bashku  me ministren Ogerta Manastirliu, për të ndjekur nga afër nisjen e procesit të vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç.

Qendrat e vaksinimit të përqendruar po vijojnë të hapen në çdo rajon, ku veç personelit shëndetësor po vijon vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç.

32,760 vaksina Pfizer kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, ndërsa do të vijojë furnizimi nga kontrata direkte me Pfizer dhe nëpërmjet instrumentit COVAX. Qeveria shqiptare ka siguruar deri tani 1,6 milion doza vaksine, nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe mekanizmit COVAX.

Top Channel