Nënshkruhet memorandumi për projektin e depozitimit nëntokësor të gazit natyror në Dumre

04/03/2021 15:49

Sot është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit për Projektin e Depozitimit nëntokësor të Gazit Natyror në zonën e Dumresë.

Ky memorandum sjell bashkëpunimin midis Albgaz dhe SNAM për zhvillimin e depozitave nëntokësore të gazit natyror duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë energjetike të vendit tonë, por edhe në një plan me të gjerë rajonal.

Ministrja Belinda Balluku dhe përfaqësuesja e SNAM Alessandra Pasini kanë nënshkruan këtë memorandum bashkëpunimi.

Dumreja është përzgjedhur për zhvillimin e projektit të depozitimit, për shkak të formacioneve kripore, të cilat ofrojnë kapacitete të mëdha depozitimi, që tejkalojnë kërkesën kombëtare dhe ofrojnë mundësinë për krijimin e një sistemi gazi të integruar transballkanik. Aktualisht kemi nisur punën për studimin e depozitave nëntokësore të Dumresë”, thotë ministrja.

Balluku e konsideron këtë projekt, jo vetëm me rëndësi kombëtare, por dhe rajonale, pasi do të lehtësojë gazifikimin e vendeve fqinje. “Zhvillimi i këtij projekti do të bëhet në dy faza. Nëpërmjet krijimit të dy vend grumbullimeve me kapacitet 230 milion metër kub, me vlerë 78 milion euro. Faza e dytë zgjeron përfundimisht projektin me  zgjerimin e kapaciteteve depozituese, duke marrë karakter rajonal. Në këtë fazë investimi arrin në 150 milion euro  dhe kapacitete depozituese 800 milion metër kub gaz“.

Ky projekt do të kryhet në bashkëpunim me kompaninë italiane Snab, po ashtu aksionere në ‘TAP”.

Top Channel