Kërcënonte qytetaren për t’i marrë pasurinë, arrestohet i riu në Vlorë

04/03/2021 11:56
Foto ilustruese

Një 24-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë, pasi shtetësja  E.Gj. e akuzon se i riu e ka kërcënuar vazhdimisht për t’i marrë para.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale E.R.  ka kanosur shtetasen me iniciale E.R dhe i ka marrë një sasi të lekësh. Policia nuk përcakton sasinë e parave që qytetarja pretendon se i është vjedhur dhe nëse ndaj saj është ushtruar dhe dhunë fizike apo vetëm psikologjike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe Forcën Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi shtetasja E. Gj. ka bërë kallëzim se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, shtetasi E. R. i ka marrë një sasi lekësh.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel