Detaje të reja zbardhen sot në lidhje me vdekjen nga Covid-19 të 27-vjeçares nga lagjia “Jani Vruho” në qytetin e Beratit.
Burimet zyrtare të Spitalit Rajonal të Beratit konfirmojnë se,e reja mbërriti në këtë spital në gjendje kritike për jetën. Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit,Etleva Vila ka deklaruar sot për mediat se, Ariola Cakollari është paraqitur në Repartin e Urgjencës të Spitalit Rajonal Berat në dt.25.02.2021,në orën 00:30 minuta dhe vajza ishte në gjendje të rënduar. Mjelja Vila deklaron se,vajzës i është dhënë ndihma e shpejtë,ju kryhen të gjitha ekzaminimet dhe nga skaneri ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.
“Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike,ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv Covid-1 në Tiranë”-,ka deklaruar mjekja Vila. Duke marrë shkas nga rastet e shtuara të të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit,mjekja Vila ka deklaruar se,pjesa më e madhe e rasteve ka qënë e qëndrueshme dhe janë trajtuar nē Repartin Covid-19 në Spitalin e Beratit,ndërsa rastet e rënduara janë dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Infektiv në Tiranë.
27-vjeçarja nga Berati Arjola Cakollari jetonte e punonte prej kohësh në Tiranë dhe ishte kthyer në Berat për t’ju shërbyer në shtëpi prindërive që ishin të prekur me Covid-19. Gjatë kohës që vajza u ka shërbyer prindërve është infektuar edhe vetë nga virusi që i mori jetën dy ditë më parë. 27-vjeçarja Ariola Cakollari gjeti vdekjen mbrëmjen e së Martës në Spitalin Infektiv Covid-1,ku ndodhej e intubuar. Mes dhimbjesh dhe lotësh nga të familjarë,miq e të afërm Ariola u përcoll dje në mesditë për në banesën e saj të fundit.
Top Channel