Bulqizë/ Policia inspekton thyerjen e masave ndaj Covid-19, banorët lëvizin të qetë pa maska

04/03/2021 12:13

Policia e Bulqizës, në bashkëpunim me Task-Forcën anti Covid-19 kanë inspektuar qytetin e Bulqizës për vendosjen e maskave.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se shumë të rinj, por edhe persona të tjerë nuk i përgjigjen thirrjes së qeverisë për vendosjen e maskës me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3149 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 851 qytetarë, nga të cilët 3 janë në Bulqizë. Shifrat e ulëta me raste të reja në Bulqizë mund të ndikojnë që banorët të mos i respektojnë masat dhe të kthehen në burim për përhapjen e sëmundjes.

Top Channel