Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Fushë-Krujë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40. Drejtuesi i mjetit tip “Benz” me iniciale A.K. është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues 21-vjeçarin me iniciale F.Sh, i cili është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë, shtetasi me iniciale A.K. është shoqëruar në komisariatin e policisë, për hetimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.03.2021, në orën 13:40, në Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., dhe mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel