Viktima Tauland Manaj

Një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit, Tauland Gjikaj në rrugën transballkanike përballë Gjykatës së Apelit në Vlorë është kapur nga policia.

Personi i arrestuar është H. J., 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili me automjetin tip “Ford”, tentoi të largohej bashkë me një armë zjarri tip kallashnikovi.

Sipas policisë, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi” të Vlorës, në bashkëpunim me një person tjetër, i cili është shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit 31-vjeçarit, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Arma e gjetur në makinë

Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima është djali i një ish punonjësi policie me precedent të mëparshëm penal. Autori ka zbritur nga një makinë me xhama të zi dhe ka qëlluar mbi 31-vjeçarin i cili ka humbur jetën.

Personi që ka ndërruar jetë ka pasur me vete një pistoletë, thonë banorët. Viktima ka qëndruar më shumë se 5 minuta i shtrirë në rrugë dhe është marrë  nga ambulanca ndërsa ndërroi jetë rrugës për spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Viktima Tauland Gjikaj

Pasi ngriti kontrolle në hyrje dhe dalje të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorit, policia ka shoqëruar një personin e identifikuar si Andi Jonuzaj që dyshohet se qëlloi për vdekje Gjikajn.

Makina me të cilën po lëvizte Andi Jonuzaj kur u kap

Viktima Taulant Gjikaj në vitin 2017 ishte arrestuar pas një ngjarje kriminale me akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ai ishte pjesë e një përplasje me armë që ndodhi në qytetin e Vlorës. Por gjykata në atë kohë ndryshoi masën e ndalimit në arrest shtëpie për herë të dytë dhe Taulant Beqiraj, Manaj, Gjikaj u la i lirë.

Vlorë/Informacion shtesë

Policia e Vlorës kap dhe arreston në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.  Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasi: H. J., 44 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford”, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov. Ky shtetas, sot, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit T. GJ., 31 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

FOTO GALERI
1/13
Viktima Tauland Manaj

Top Channel