Vogëlushja bie nga kati i 12-të i pallatit, momenti kur 31-vjeçari e pret me duart e tij (Video)

02/03/2021 18:54
Vajza e varur në ballkon

Një 31-vjeçar është kthyer në një hero në Hanoi i Vietnamit pas një ngjarje që do t’ju lejë pa frymë për disa sekonda.

Ai arriti që të priste me duart e tij një 3-vjeçare që ra nga kati i 12-të i një pallati.

Nguyen Ngoc Manh, 31 vjeç ishte duke qëndruar në makinën e tij kur dëgjoi të bërtitura, të cilat i tërhoqën vëmendjen dhe e bënë të dilte nga makina.

Ai pa një vajzë të vogël të varur nga një ballkon në katin e 12 të një pallati.

Manh menjëherë kërkoi një mënyrë për ta shpëtuar. Ai u ngjit në një çati dhe gjeti pozicionin për ta pritur dhe shpëtuar vajzën e vogël.

“Unë u përpoqa të zgjas dorën time dhe bëra maksimumin e përpjekjes për të kapur vajzën. Për fat të mirë, fëmija ra në prehrin tim”, tha 31-vjeçari.

Vajza është në gjendje të stabilizuar dhe ndodhet në spital.

 

Top Channel