Dita e sotme shënon edhe fundin e historisë gati 50 vjeçare, pra gjysmëshekullore, të Urës së Tapizës në Krujë.

Ndërkohë që shembet ura e vjetër dhe deri në ndërtimin e urës së re, qarkullimi i gjithë mjeteve do të kryhet në këtë bypass, i cili nga sot është funksional.

Ura e ndërtuar në vitin 1973 mbi lumin Tërkuz, në bazë të analizave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Infrastrukturës renditej si ura e parë me rrezikshmëri të lartë në vend. Ajo mori një goditje tjetër me tërmetin e 26 nëntorit të 2019-tës.

Ura më gjatësi 120 metra dhe brenda gjithë standardeve të sigurisë rrugore, do të ndërtohet brenda gjashtë muajve, pra në shtator të vitit 2021 Ura e Tapizës do të jetë gati.

Problemet e sigurisë së urës, aksidentet e herëpashershme, mbeturinat e hedhura ndër vite në shtratin e lumit Tërkuzë, që kanë çuar në ngushtimin e shtratit etj, kanë qenë subjekt i vazhdueshëm i kronikave në Top Channel.

Sinkrone udhëtarë dhe banorë….Shyqyr që nisën punimet. Ishte si urë vdekje. Unë e përshkoj 4 herë në ditë me furgon. Ura e Tapizës lidh gjithë veriun e vendit dhe jo vetëm, por edhe Kosovën, Maqedoninë dhe rajonin me Europën.

Top Channel