Sfidat e arsimit gjatë pandemisë/ Ministrja e arsimit: Po bëjmë çdo përpjekje që procesi mësimor të mos ndërpritet

02/03/2021 14:11

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka diskutuar rreth sfidave kryesore me të cilat po përballet arsimi parauniversitar në kushtet e pandemisë Covid 19, në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

Në postimin e saj rreth këtij takimi, ministrja Evis Kushi nënvizon se “përtej efekteve të papritura të kësaj periudhe të pazakontë, janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme që procesi mësimor të mos ndalet në asnjë moment”.

Gjithashtu, ajo përmend disa prej masave të ndërmarra përgjatë pandemisë, të cilat kanë  pikërisht në fokus gjithëpërfshirjen dhe garantimin e cilësisë në mësimdhëne e mësimnxënie:

Kanali i dedikuar ‘RTSH Shkollë’, platforma ‘Akademi.al’, trajnimi i vazhdueshëm i mësuesve për të përballuar situatën, garantimi i mjediseve të sigurta shkollore sipas protokolleve anti-Covid, 1000 mësues shtesë, dyfishimi i punonjësve të shërbimit psikosocial, shpërndarja e tabletave digjitale për nxënës në nevojë e nxënës të klasave kolektive, janë disa prej masave të ndërmarra për garantimin e gjithëpërfshirjes dhe cilësisë në mësimdhënie e mësimnxënie”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA