Një prej emrave më ndjellës në industrinë britanike të makinave në nivelin më të lartë të automjeteve rikthehet “në lojë”.

Kjo javë sjell në industrinë britanike të makinave një prej emrave më të mëdhenj në këtë fushë. Të mërkurën, Aston Martin do të zbulojë makinën e parë  “Formula 1” në më shumë se 60 vjet.

Kalimi në F1 është gur themeli i një plani të guximshëm për të ringjallur fatin e ndërmarrjes dhe për ta kthyer atë në një markë sportive dhe tregtare për të rivalizuar Ferrarin, shkruan BBC.

Miliarderi dhe kryetari ekzekutiv kanadez i Laërence Stroll thotë se është gati të ndërtojë një biznes që do të ketë “profilin më të fortë të çdo marke luksoze automobilistike”.

Në fillim të vitit 2020, Aston Martin Lagonda ishte në telashe të thella pasi shitjet ishin të dobëta. Lawrence Stroll duket se ka siguruar një litar shpëtimi. Një miliarder i cili fitoi shumicën e parave të tij përmes investimeve në markat luksoze të stilistëve, veçanërisht Tommy Hilfiger dhe Michael Kors, udhëhoqi një grup investitorësh të cilët ishin të gatshëm të injektonin fonde të reja në Aston Martin. Nevoja për ato fonde u bë akoma më e domosdoshme pasi u reflektuan efektet e pandemisë Covid që paralizoi ekonominë.

Kur të kalojë në pistë këtë vit, do të jetë hera e parë që një Aston Martin konkuron  në F1 që nga një betejë kryesisht e pasuksesshme në 1959 dhe 1960.

Me katër herë kampionin e botës Sebastian Vettel në timon, ai do të përdoret për të përqendruar vëmendjen në kompaninë e makinave, e cila është ristrukturuar shumë.

Ferrari ka një model të shkëlqyeshëm biznesi dhe ka shumë ngjashmëri. Por Aston Martin ka një histori 108-vjeçare Britanike, ikonike. Nëse nuk gaboj, rreth 50 vjet më shumë se Ferrari!” tha drejtori ekzekutiv.

Top Channel