Lufta kundër covid, si e ka bërë punën qeveria? Halim Kosova flet në Open

02/03/2021 21:17

Sonte i ftuar në Open është mjeku dhe ish-deputeti i PD, Halim Kosova.

I pyetur për mënyrën se si është menaxhuar deri tani pandemia, mjeku pati kritikat e tij:

Halim Kosova: Situata është e papëlqyeshme dhe e paplanifikuar se si do shkojë, unë e shoh si mjek, si ish- ministër shëndetësie dhe qytetar.
Situata e covid e gjeti sistemin tonë të papërgatitur, por jo vetëm ne edhe shumë sisteme të tjera në botë, ishte virus i pabesë. Se nëse masat nuk u morën që në fillim siç duhet këto janë pasojat.

Një fakt ka dalë shumë evident, që financimet në shëndetësi të përqendruara deri më sot në aspektin e mjekimit nuk janë shumë efektive, sepse do mirë organizim se pasojat do ishin shumë herë më të mira.

Në një nga takimet me PD, unë thashë një shprehje që e mendoj, se nëse do më bëjnë një propozim a do një vapor me respiratorë apo sistem të mirë parësor, do zgjidhja të dytën, se fazat në të cilat pacienti shkon në respirator shkojnë me përqindje më të lartë vdekje.

Më vijnë gra nga i gjithë vendi, dhe u them se për këtë gjë vjen të vogël vjen në Tiranë, dhe mora hartën dhe pashë sa gjinekolog janë në gjithë vendin, hapi i parë i një sistemi të mirë është që qytetari të ketë kontakt me mjekun parësor dhe këtë nuk e kemi.

Suksesi kundër covidit, i parandalimit të fazave më të rënda duhet bërë te shtrati i shtëpisë, te mjeku i familjes.

Se mjeku i familjes duhet të ketë njohuri të gjitha nga pak, dhe hallka e mos funksionimit të kësaj dhe mos dhënia e rëndësisë së mjekut të familjes është pasojë negative.

Top Channel