Albin Kurti shkon në Lezhë/ Mbledh politikanë shqiptarë për të përkujtuar Besëlidhjen

02/03/2021 15:23

577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës ka mbledhur në këtë qytet politikanë nga të gjitha trevat shqipfolëse të cilët janë përulur para flamurit kombëtar dhe vendosur buqeta me lule pranë obeliskut.

Kreu i VV, Albin Kurti nga vendvarrimi i Skënderbeut ka dhënë mesazhin e bashkimit të popullit shqiptar.

“Duhet të ndjekim pishtarin që është mbajtur përgjatë historisë nga brezi në brez që populli shqiptar të faktorizohet dhe politikanët duhet të kthehen në qytetin e Besëlidhjes”, është shprehur Kurti.

Të gjithë përfaqesuesit e trevave shqipfolëse vendosën theksin tek bashkimi, simboli i kësaj dite.

Top Channel