Aksident në Tiranë/ Motori po shpërndante picat kur u përplas me automjetin

02/03/2021 15:44

Një aksident është regjistruar para pak çastesh përgjatë bulevardit Ismail Qemali në afërsi të shkolles Ali  Demi, ku një motor që shpërndan pica është përplasur më një makinë tip ‘Citroen’.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motorit  i cili është shoqëruar në ambientet e spitalit  me plagë te lehta. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel