Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh për ndarjen nga jeta të artistit Kujtim Gjonaj.
“Kujtim Gjonaj ishte dhe do të mbetet një ndër krenaritë artistike të Tepelenës dhe gjithë Shqipërisë. Skenarist, regjisor, producent, botues, Mjeshtri i Madh, enciklopedisti Kujtim Gjonaj, ishte ndër kronikanët dhe dokumentuesit më profesionistë të jetës dhe të botës shqiptare.
Për rreth gjysëm shekulli, ai krijoi, dokumentoi, drejtoi, prodhoi dhe botoi vepra dokumentare dhe artistike që kanë hyrë në thesarin kulturor dhe janë bërë pjesë e kujtesës kolektive, artistike dhe historike të shqiptarëve. Me krijimtarinë e tij origjinale, Gjonaj ngriti në art dhe na përcolli ne, shqiptarëve, por edhe kulturës botërore, detajet dhe episodet e jetës, historisë dhe figurave të saj, kulturës, aspiratave, përjetimeve dhe ëndrrave të shqiptarëve”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Top Channel