“Kemi bërë punën tonë për konferencën e parë ndërqeveritare”/ Rama nga Brukseli: U lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave!

01/03/2021 15:09

Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të hënë, data 1 mars, në Bruksel, në kuadër të Këshillit të 11-të Stabilizim Asocimit.

Në një konferencë për shtyp, së bashku me Josep Borell, zëvendës president i Komisionit Europian dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi Kryeministri ynë ka shprehur pakënaqësinë e vendit tonë për lënien mënjanë të rajonit për shpërndarjen e vaksinës,por nga ana tjetër ai tha se është i lumtur që Covax ka nisur t’u japë vendeve dozat e para të vaksinës.

Kryeministri foli edh edhe për integrimin e vendit në BE, duke thënë se Shqipëria sipas tij i ka përmbushur detyrat për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Së dyti jam i lumtur të dëgjoj atë çka kemi dëgjuar në rrethana të ndryshme, ndërkohë që theksohet nga ju që Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte për çeljen e konferencën së parë ndërqeveritare. Ne e dimë si shkojnë gjërat, më e rëndësishme për ne është që ne e kemi bërë punën tonë dhe jemi përherë shumë të vëmendshëm të dëgjojmë Komisionin, sepse është mekanizmi më i lartë vlerësues të progresit të një vendit”, u shpreh kryeministri.

Pjesën nga fjala e kryeministrit në konferencën për mediat:

“Faleminderit që na ofruat një mirëpritje të ngrohtë në një kohë kaq të çuditshme. Më lini t’ju them se ne e vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga komisioneri për të qenë në anën tonë në këtë kohë kaq delikat, kur ne Shqipëria dhe vendet  tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave.

Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë, pasi siç e dini ne nuk jetojmë në kufi me BE, jetojmë brenda por jemi të rrethuar në rajonin tonë nga kufijtë e BE. Njerëzit tanë të cilët e ndjenë që vaksianat nuk ishin diçka që meritonin që ta kishin në të njëjtën kohë me të tjerët. Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur asnjë injeksion. Ka 10 vende që kanë 705 të prodhimit, është e vështirë edhe për ne por edhe shumë anëtarë te BE.

Jam i lumtur dhe dua të shpall se Covax po nis më në fund tu japë vendeve dozat e para dhe do të jemi të lumtur të marrim dërgesën e parë të vaksinës Astrazeneca.

Së dyti jam i lumtur të dëgjoj atë çka kemi dëgjuar në rrethana të ndryshme, ndërkohë që theksohet nga ju që Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte për çeljen e konferencën së parë ndërqeveritare. Ne e dimë si shkojnë gjërat, më e rëndësishme për ne është që ne e kemi bërë punën tonë dhe jemi përherë shumë të vëmendshëm të dëgjojmë Komisionin, sepse është mekanizmi më i lartë vlerësues të progresit të një vendit.

Unë shpresoj shumë fort që plani për investimin në Ballkan, është një instrument jashtëzakonisht i dobishëm për të forcuar ekonomite dhe bashkëpunim  tonë, për ta bërë të ardhmen tonë më të mirë dhe të sigurt, ndërkohë që ecim përpara në procesin e integrimit

Ne nuk i bëjmë këtë reforma sepse i kërkoni ju apo të tjerët, por janë ato që u detyrohemi brezave që vijnë. BE është një bekim për vendin tonë dhe të ardhmen e vendit tonë Mund të duket si mallkim në rrethanat aktuale, por është një dhimbje që duhet të merremi në emër të së ardhmes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA