Zdrukthëtari “Piter Pan”/ 40-vjeçari nga Peza punon lodra prej druri me copëzat që mbeten nga mobilieria

28/02/2021 20:08

Gazment Bilali, të ardhurat e familjes i siguron nga mobileria që ka më të vëllanë.

Ai thotë që puna me dru të kërkon shumë mund, pasi kërkesat e klientëve janë të ndryshme, por është po puna më dru ajo që çlodh atë. 40 vjeçarit nga Peza, ditën e pushimit e gjetëm pranë punishtes së tij, kësaj herë jo duke bërë mobilje, por lodra fëmijësh.

Çdo copë dërrasë nuk mund të përdoret për mobile, Gazmendi i jep asaj një formë artistike.

Gazmend Bilali, Zdrukthtar: Unë këtu jam duke punuar rrotat e një Benz AMG, pasi pjesën e trupit e kamë vënë në vijë më parë.

Çfarë lidhje kë ti me lodrat?

Kur kam qenë fëmijë nuk kisha shumë lodra dhe i bëja ato prej balte, më pëlqenin shumë makineritë.

Ku ke mësuar të gdhendësh?

Unë nuk kam shkollë, por kam mësuar nga vëllai, Punojmë këtu në mobileri.

Cila ka qenë puna jot e parë pas 30 vitesh?

Lodra ime e pare ishteë një avion kaçatorr e pash në internet dhe e bëra. Më pëlqeu dhe vazhdova.

Ke bërë dhe mjetë të ushtrisë, kalojmë pak nga sektori artilerisë.

Ah, kjo më pëlqen shumë, kam bërë tankun, makinën e ushtrisë që më ka marrë shumë kohë me detajet e vogla dhe avionin.

Cila është puna jote e preferuar që nuk do ta shoje kurrë?

Është ky zetori kinez, e dua shumë kam hedh shumë dashuri mbi të dhe më ka marrë shumë kohë.

Top Channel