Nuk ka fitues në super sfidën e kësaj fundjave në Premier League mes Manchester United dhe Chelsea.

Në Old Trafford, kjo përballje e dy gjigantëve të futbollit anglez u mbyll me barazimin 0-0 ku As Manchester United e as Chelsea nuk ishin në gjendje që të shënonin qoftë edhe 1 gol të vetëm në këtë ndeshje edhe pse mundësitë i patën duke dalë nga fusha e lojës me nga 1 pikë që i dha mundësinë Manchester City të shkëputet akoma më shumë në krye të renditjes

Leicester duket se nuk e ka kaluar hidhërimin e eliminimit në Europa league teksa pësoi një humbje edhe në kampionat. Në King Power Stadium skuadra e Brandon Rogers u mund nga Arsenali me rezultatin 3-1, me Topçinjtë që e fituan këtë përballje me përmbysje në rezultat.

Leicester mori avantazhin që në minutën e 6 me Tielemans, por Arsenali barazoi në të 39 me David Luis, ndërkohë që Lacazette me penallti shënoi golin e dytë për londinezët duke i dhënë kryesimin në 2-1.

Në fillimin e pjesës, Pepe vulosi rezultatin 3-1 për skuadrën e Artetas që mori 3 pikë të çmuara, ndërkohë që Leicester sheh që të rritet diferenca me Manchester City kryesues në 13 pikë. Fitore shënoi edhe skuadra tjetër londineze Tottenham që shkatërroi Burnley teksa e mundi 40, ndërsa Crystal Palace-Fulham përfundoi me rezultatin 0-0.

Top Channel