I shpallur në kërkim nga UNMIK për vrasje të ngelur në tentativë, arrestohet 57-vjeçari në Morinë

28/02/2021 10:33

Një 57-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në Kosovë është kapur në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

A.B, 57 vjeç, banues në Tërrnave të Kosovës rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK Kosovë, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” pasi tentoi të hynte në Shqipëri.

Kukës

Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.B, 57 vjeç, banues në Tërrnave, Kosovë.  Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK Kosovë, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Top Channel