Ndërsa pandemia vazhdon të shkaktojë dëm ekonomik në shumë sektorë, operatorët e hoteleri-turizmit shprehen se një mbyllje e dytë do të ishte fatale për ta.

”Sektori i turizmit është më i prekuri që nga fillimi i pandemisë dhe një mbyllje tjetër do të ndikonte për keq pasi ne tani jemi duke marrë masa për shtim stafi dhe përgatitjen për sezonin që po vjen dhe një mbyllje e dytë do e ndalonte këtë proces në vijimësi dhe do pengonte për të gjithë sezonin.

Pamundësia për të udhëtuar normalisht, si dhe pasiguria e frika për shëndetin, po i kundërvihen dëshirës dhe nevojës për të pushuar të shumë njerëzve.

”Kemi një rritje të interesimit si nga agjencitë shqiptare ashtu dhe nga ato të huaja për sezonin, por ato kanë mbetur në kuadrin e kërkesave të pakonfirmuara për shkak të pasigurisë për hapjen e kufijve dhe masave që do të merren nga çdo qeveri për mbrojtjen nga covid-19 dhe ndaj nuk kemi garanci për rezervime të sezonit, që mbeten në kuadër të interesimeve.

Mes shifrave në rritje të infektimeve ditore dhe zërave të shtuar për një mbyllje tjetër apo ashpërsimin e masave anti-covid askush nuk mund të parashikojë ecurinë e sezonit turistik të këtij viti, nga i cili varen të ardhurat e mijëra familjeve përgjatë bregdetit të Adriatikut.

”Shpresojmë që masat që do merren të ndikojnë në uljen e numrit të të infektuarve në mënyrë që hapja e sezonit të vijë me një lirim të masave në të gjithë sektorët.”

Top Channel