Si u shndërrua Brezovica në një model të suksesshëm turistik, me një mënyrë ndryshe bashkëjetese mes shqiptarëve dhe serbëve?

27/02/2021 21:35

Njihuni me Brezovicën, destinacionin e preferuar alpin nga shqiptarët dhe jo vetëm. Si u shndërrua Brezovica në një model të suksesshëm turistik, ku shqiptarët dhe serbët sjellin një mënyrë ndryshe bashkëjetese?

Përgjithësisht të gjitha vilat, lëshohen me qira gjatë fundjavës. Çmimet janë krejt të arsyeshme. Më herët, thonë banorët, ka pasur më shumë serbë e tani më shumë shqiptarë. Një lulëzim biznesesh nga shqiptarët ndjehet këtu, në toka që në fakt më herët banonte populli fqinjë.

Qendra e skive, menaxhohet nga serbët dhe vizitohet nga shqiptarët. Beogradi në kohën e komunizmit solli dhe investimet e para, cila është historia? Dino, një biznesmen që na shoqëroi, na tregoi pak se si u regjistruan pronat, pse ky vend ka nevojë për ndërtime dhe pse ështe kaq me rëndësi turizmi në këtë tokë Shqiptare. Ku duhet të shkojmë aty? Pse objektet më të hershme si hotelet e para duhet t’u njohim historinë dhe përse duhet të kuptojmë një fshat të rëndësishëm si Brezovica? I vetmi që modelin e suksesit ende po e zhvillon?

Shihni videon e plotë:

Top Channel