Sarandë- Një makinë është shkrumbuar pak pas mesnatës në qytetin e Sarandës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:32 në fshatin Gjashtë, Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F. G, ku ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.02.2021, rreth orës 00:32, në fshatin Gjashtë, Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F. G, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel