Edhe qyteti i Vlorës, gjatë natës është përfshirë nga një mjegull e dendur. Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, raporton se mjegulla ka sjellë vështirësi në qarkullim e mjeteve për shkak të shikueshmërisë së ulët.

Ndërkohë edhe Durrësi e Shkodra janë mbuluar nga një mjegull e pazakontë mbrëmjen e djeshme. Ndërsa të gjithë  qytetarët  u mbyllë në banesa  për të respektuar orën policore, mjegulla pushtoi qytetin bregdetar, por që nuk ka krijuar probleme në lëvizjen e automjeteve për shkak të zbatimit të orës policore.

Top Channel