30-vjeçari Armando Zef Gjoka (Xhaferri) ishte viktima e aksidentit tragjik të ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Trupi i pajetë i të riut u nxor nga mjeti nga ndërhyrja e zjarrfikëses për shkak të deformimit të makinës me të cilën ai u aksidentua.

“Në aksin rrugor Milot-Rreshen , në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMË” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë.

Top Channel