Fleta e votimit/ KQZ miraton përmasat, por ka të drejtë ta ndryshojë në varësi të kandidatëve

26/02/2021 18:30

Komisioni Rregullator miratoi specifikimet teknike që duhet të ketë fleta e votimit me 25 Prill mes tyre edhe përmasat e saj.

Sipas vendimit madhësia e fletës se votimit do  jete me përmasat e 297 milimetra e gjerë dhe 420 milimetra e gjatë, e njëjte me një fletë A3.

Por, Komisioni  Rregullator la të hapur mundësinë e ndryshimit të fletës së votimit në varësi të listave shumë-emërore të kandidatëve për çdo zonë zgjedhore që duhet të depozitojnë partitë garuese ne zgjedhje brenda datës 8 Mars.

Top Channel