Mjegulla në Lezhë

Edhe qyteti verior i Lezhës është mbuluar nga mjegulla mbrëmjen e sotme, veç Durrësit.

Në qytet është krijuar vështirësi në lëvizjen e makinave edhe pse qarkullimi i tyre ka qenë i paktë për shkak të orës policore. Për shkak të mjegullës mjetet kanë qarkulluar në mënyrë të ngadaltë për të shmangur aksidentet e mundshme.

Top Channel