Britanikes që shkoi në Siri, nuk i lejohet kthimi

26/02/2021 13:55

Gjykata më e lartë britanike e refuzoi kërkesën e një gruaje – të lindur në Britani – për t’u kthyer në shtëpi nga Siria.

Shamima Begum, tani 21 vjeçe, ka shkuar atje si adoleshente, për t’iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik.

Ajo ka lënë Londrën në vitin 2015, së bashku me dy shoqe të saj.

Në Siri është martuar me një luftëtar të Shtetit Islamik.

Asaj i është marrë pasaporta britanike në vitin 2019, por ka aplikuar në sistemin gjyqësor për t’u kthyer në Britani dhe për të kundërshtuar vendimin.

Gjykata e Apelit ka vendosur në favor të saj, por Gjykata Supreme e përmbysi këtë vendim të premten, duke thënë se Begum mund të vazhdojë të luftojë për shtetësinë e saj, por jo nga Britania.

“Nëse një interes publik jetik – në këtë rast, siguria e publikut – e bën të pamundur që një rast të dëgjohet në mënyrë të drejtë, atëherë gjykatat nuk mund ta dëgjojnë atë në mënyrë të rregullt”, thanë gjykatësit e Gjykatës Supreme në vendimin e tyre

Begum aktualisht mbahet në një kamp paraburgimi në Siri. Ajo ka lindur tre fëmijë, por të gjithë i kanë vdekur.

Disa në Britani argumentojnë se Begum ka hequr dorë nga e drejta e saj për nënshtetësinë britanike duke u bashkuar me grupin terrorist, por të tjerët thonë se ajo duhet të jetë në gjendje të kthehet në shtëpi dhe të përballet me gjyqin, në vend se të lihet pa shtetësi në një vend të huaj./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA