Lady Gaga ofron $500 000 për qentë që iu grabitën me armë shoqëruesit (fotot)

25/02/2021 17:30

Shëtitësi i qenve të Lady Gaga është qëlluar mbrëmë disa herë në gjoks në Los Angeles nga disa sulmues që vodhën dy nga tre qentë që ai po shoqëronte për xhiron e darkës.

Tashmë ish-ylli amerikan i muzikës ‘pop’ ka ofruar një shpërblim prej $500,000 për rigjetjen e qenve të saj të dashur, racë bulldog francezë.

Ryan Fischer u zu në një pritë pranë shtëpisë së tij në West Hollywood teksa nxhirrte qentë e Gagas, Koji, Miss Asia e Gustavo rreth orës 22.00

Pas të shtënave me armë ndaj tij, qentë Koji e Gustavo u morën nga grabitësit ndërsa Ryan Fischer u dërgua në spital, njoftonin burime të afërta me Gaga.

Pamjet nga skena e ngjarjes tregonin një nga rojet e Gaga që mbante qenin e shpëtuar nga grabitja, për të cilin mediat vendase identifikuan si Miss Asia.

Burimet thonin se viktima e sulmit ishte zgjuar dhe foli me oficerët kur i erdhën në ndihmë. Sulmuesit u larguan me një makinë dhe janë ende në liri.

Gaga — e cila aktualisht ndodhet në Itali — tha se ishte e tronditur dhe se ofronte $500,000 për rikthimin e qenve të saj, pa asnjë kusht, shkruante e përditshmja njujorkeze The Post.

Burimet shtonin se Fischer “fatmirësisht po rekuperohet mirë”.

Policia tha se nuk ishte e qartë nëse grabitësit e dinin se kujt i përkisnin qentë, por bulldogët franceze janë bërë shpesh objekt vjedhjesh, si racë e kërkuar.

Top Channel