AstraZeneca ‘nuk zë mend’/ Vonesa të tjera në furnizimin e BE-së me vaksina

25/02/2021 21:01

Kompania AstraZeneca po përpiqet që t’ia dorëzojë Bashkimit Evropian vetëm 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, deri në fund të marsit.

Kjo përbën më pak se gjysmën e shumës që premtoi në kontratën e saj për tremujorin e parë të vitit,  pohoi drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, Pascal Soriot. Më herët, AstrazZeneca kishte premtuar se do të ofronte rreth 90 milionë doza në tremujorin e parë të këtij viti.BE-ja e cila është shumë prapa Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe në vaksinimin e qytetarëve, i ka kërkuar vazhdimisht AstraZenecas që të ofrojë më shumë doza të vaksinës.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’ia dhënë 40 milionë doza në tremujorin e parë të vitit 2021”, tha Soriot, por pa dhënë asnjë informacion lidhur me furnizimin në tremujorin e dytë të vitit 2021. Sipas kontratës, deri në këtë fazë të vitit, kompania është e detyruar që të ofrojë rreth 180 milionë doza të vaksinës.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi BE-ja tregoi se po angazhohet me forcë për të shtuar vaksinimet e për këtë arsye, theksoi se kishte vendosur të blinte dhe 300 milionë doza shtesë të vaksinës Moderna, ndërsa po shton edhe 250 milionë dollarë shtesë për përpjekjet për të luftuar variantet e reja të koronavirusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA