Vritet në galeri minatori/ Shembja e gurëve i mori jetën 49-vjecarit gjatë punës

24/02/2021 15:31

Një minator humbi jetën gjatë një aksidenti në punë në një minierë private kromi në zonën D, në Bulqizë. 

Fiqiri Karaj, 49 vjeç po punonte për ndërtimin e një skele druri kur një masiv minerali u shkëput nga tavani i galerisë duke i rënë mbi kokë. Goditja ishte fatale duke e lënë të vdekur në vend.

Trupi i pajetë i minatorit baba i 3 vajzave u dërgua në morgun e spitalit te Bulqizës për ekspertize, ndërkohe policia ka nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes që ndodhi në mesditë.

Në galeritë private të minierave të kromit në Bulqizë ndër vite ka patur me dhjetëra viktima. Por më shumë janë të plagosurit dhe invalidët e punës. Arsyeja e aksidenteve të shpeshta në galeri ka të bëjë me mungesën e sigurisë në punë dhe mungesën e investimeve.

Top Channel