Shtyrja e seancës në GJKKO, Meta reagon nga qelia: Nuk i trembem drejtësisë, do përballem me farsën e provave 22/01 20:55
Kërkesa e parë për regjistrimin si koalicion zgjedhor për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit ka mbërritur pasditen e sotme në KQZ.
Top Channel mëson se Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni, Selami Jenishehri dhe Kostaq Papa do të garojnë si koalicion me titullin: “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.
Sigla e koalicionit do të jetë “AOKBPEK” ndërsa partitë përbërëse të këtij kolacioni janë:
-Partia Kombëtare Konservatore Albania;
-Partia Ora e Shqipërisë;
-Partia Emigracioni Shqiptar;
-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar.

Top Channel