Ardian Faja është 65 vjeç, me profesion kameraman.

Ai është duke jetuar jetën e tij të dytë pasi i mbijetoi covid-it, ndërsa oksigjeni i kishte rënë në 60 dhe gjatë qëndrimit në spital ishte shumë pranë fundit.

-Ti ke qëndruar më shumë se një muaj në spital, si ishin ato ditë për ty? Kush ka qenë momenti yt më i vështirë?

“Me katër burime oksigjeni kam ndenjur gati 10 ditë. Momenti më i vështirë në atë spital ishte kur unë isha në prag të vdekjes. 7 minuta unë kam qenë i mbaruar. Kam prekur vdekjen me dorë, fluturoja në një lëndinë me xhiro të ngadalta, me lule e me të gjitha dhe ndjeja një muzikë që më vinte nga jashtë, më vonë mora vesh që po jepej një koncert. I habitur thosha ça po ndodh derisa çdo gjë mu sfumua dhe kur e kam marr veten kam ndjerë një ngrohtësi”, u shpreh.

“Kisha 5 mjekë sipër kokës. Vetëm kur kam marr veten dhe kam ndjerë një nga ato infermierët që tha: “Ia hodhi”. Unë i kam besuar ato njerëz që në momentin që kam shkuar”, shton më tej.

Kameramanin veteran nuk e shpëtuan vetëm mjekët dhe ilaçet por edhe optimizmi dhe muzika. Ai tregon se si përballonte ditët e vështira në luftën me vdekjen.

“Covidin e lufton jashtëzakonisht shumë, përveç ilaçeve edhe optimizmit”.

Për intervistën e plotë ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Rudina Mucaj.

Top Channel