Rama poston videon nga Shijaku: Nisma e një njeriu punëtor, ka vënë sot në funksion të ekonomisë familjare

24/02/2021 16:11

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka postuar një video nga Hardhishta e Shijakut, ku shfaqet një prej banorëve të këtij fshati, Astrit Rremili i cili tregon se që prej vitit 2019 ka filluar me mbjelljen e arrave në parcelën e tij.

“Nisma e një njeriu punëtor, ka vënë sot në funksion të ekonomisë familjare e të komunitetit, 2800 rrënjë arra, me mbështetjen e merituar nga AZHBR”, shkruan kryeministri në këtë postim.

Postimi i plotë:

Hardhishtë, Shijak – Në rrënjët e familjes, 100 vite më pas, Astriti ka rikthyer në burim pune e fitimi tokën e trashëguar të familjes së tij.
Nisma e një njeriu punëtor, ka vënë sot në funksion të ekonomisë familjare e të komunitetit, 2800 rrënjë arra, me mbështetjen e merituar nga AZHBR.

Top Channel