Racisti me kryq të thyer në ballë sulmon me ‘flakëhedhëse’ nënë e bijën aborigjene në Australi (fotot)

24/02/2021 18:05

Policia në Australi ka nisur gjuetinë pasi një nënë me të bijën janë sulmuar me një flakëhedhëse të improvizuar ne Perth, në Australinë perëndimore, ku një burrë ulëriti ndaj tyre ofendime raciale para se të tentonte të digjte gruan 40-vjeçare.

Sulmuesi kishte një kryq të thyer në ballë dhe një armë të përshkruar si ‘flakëhedhëse artizanale’, thanë autoritetet.

Gruaja me origjinë nga popullsitë aborigjene të Australisë dhe vajza e saj adoleshente  po ecnin në parkimin e makinave, të një qendre tregtare pasditen e të shtunës.

Ai kishe ulëritur sharje racore dhe më pas kishte përdorur një kanaçe deodoranti dhe një çakmak për ta përdorur të parën si flakëhedhëse. Disa ore pas ngjarjes policia publikoi foton e sulmuesit te kapur nga kamerat.

Oficerët thanë se fatmirësisht nëna kishte pësuar vetëm plagë të vogla, megjithse mund të ishte “plagosur rëndë”.

Ndërsa sulmuesi kishte një kryq të thyer të bardhë të pikturuar në ballë, dhe u largua në këmbë nga skena e ngjarjes në zonën Gosnells në Perth.

Policia ka rindërtuar imazhin e një burri me të cilin kanë thënë se duan të flasin.

Detektivi Sean Bell tha: “Ai kishte thërritur sharje të rënda raciste para se të niste të përgatiste kanaçen e deodorantit në formë flakëhedhëse, të cilën e ndezi me çakmak dhe e drejtoi nga nëna dhe e bija”.

Ai shtoi: “Ne po e trajtojmë shumë seriozisht këtë sulm prej burracaku ndaj një nëne e bije që vetëm po ecnin mes dyqaneve. Kjo lloj sjelljeje nuk tolerohet në komunitetin tonë”.

FOTO GALERI
3/4
Oficerët thanë se fatmirësisht nëna kishte pësuar vetëm plagë të vogla, megjithse mund të ishte “plagosur rëndë”.

Top Channel