Përpiqet të korruptojë policin tapë në timon, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

24/02/2021 15:31

Një 34-vjeçar është arrestuar në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë pasi bënte manovra të rrezikshme me makinën në rrugë.

Nga verifikimi me aparatin drager ai rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.89 mg/l testi i parë dhe 0.75 mg/l testi i dytë. Ai gjithashtu i ka ofruar policit 4500 lekë për të shmangur gjobitjen. ”.

Gjithashtu, në saj të kontrolleve të tjera parandaluese, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar edhe 4 drejtues të tjerë mjetesh, 3 prej tyre në gjendje të dehur dhe 1 i papajisur me leje drejtimi.

Tiranë

Në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe kontrollit të akseve rrugore të evidentuara me risk të lartë për ngjarje, nga efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës, në rrugën “Teodor Keko”, është ndaluar automjeti me drejtues shtetasin N. A., 34 vjeç, pasi është konstatuar duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë. Nga verifikimi me aparatin drager, ky drejtues mjeti rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.89 mg/l testi i parë dhe 0.75 mg/l testi i dytë.  Gjatë kontrollit policor, ky shtetas i ka ofruar agjentit verifikues disa kartëmonedha me prerje 1000 lekë dhe 500 lekë (me vlerë totale 4500 lekë), me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer. Në këto kushte, nga efektivët e Policisë Rrugore u be arrestimi i drejtuesit të mjetit, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”. Gjithashtu, në sajë të kontrolleve të tjera parandaluese, gjate 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe 4 drejtues të tjerë mjetesh, 3 prej tyre në gjendje të dehur dhe 1 i papajisur me leje drejtimi.

Top Channel