Kroacia vijon të tronditet nga tërmetet
24/02/2021 12:46
Kroacia u trondit nga një tërmet me madhësi 4.1 në orën 10:58.
Shërbimi Sizmologjik i shtetit kroat raportoi një tërmet mjaft të fortë me epiqendër jo shumë larg Petrinjas, afër Glinska Poljana.
“Kjo është një seri tërmetesh pasuese, e cila ka rënë pak, por është ende në vazhdim”, shpjegoi sizmologu Tomislav Kuk për Media Serviss, sipas index.hr.
“Ky ishte shumë më i fortë”, shkroi një vizitor në faqen e internetit të EMSC nga Petrinja.
Top Channel