“Foto e Ditës!”/ Ambasada publikon foton e kampionit të antikorrupsionit, Dvorani me çmimin ndërkombëtar në duar

24/02/2021 16:51

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar me një çmim ndërkombëtar juristin dhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani me motivacionin për përkushtim kundër korrupsionit transparencës dhe llogaridhënies.

Ambasada Amerikane ka postuar një foto të këtij të fundit me certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit duke e cilësuar si “Foto e Ditës”.

Në postimin e Ambasadës Amerikane shkruhet se Dvorani ishte një prej kampionëve midis 12 avokatëve që u vlerësuan për punën e tyre të guximshme kundër korrupsionit.

“Departamenti i Shtetit e vlerësoi Dvoranin për punën e tij në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë. Urime Ardian Dvoranit për përzgjedhjen si një Kampion Kundër Korrupsionit!”, shkruhet më tej në postim.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

Foto e Ditës. Sot, gjyqtari Ardian Dvorani mori certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit, shpallur dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Nëpërmjet këtij Çmimi të sapokrijuar, Departamenti i Shtetit vlerësoi punën e guximshme të 12 avokatëve të luftës kundër korrupsionit nga e gjithë bota, përkushtimi i të cilëve për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe siguruar llogaridhënie, ka mbrojtur bashkëqytetarët e tyre dhe ka ekspozuar keqbërjen. Gjyqtari Ardian Dvorani nga Shqipëria ishte një prej këtyre kampionëve. Departamenti i Shtetit e vlerësoi Dvoranin për punën e tij në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë. Urime Ardian Dvoranit për përzgjedhjen si një Kampion Kundër Korrupsionit!”.

Top Channel