Dy të miturit largohen nga shtëpia, gjenden nga familjarët pas disa orësh

24/02/2021 14:56

Dy fëmijë të mitur nga Pogradeci humbën kontaktet mëngjesin e sotëm me familjarët.

Motër e vëlla, G.Bakollari 7 vjeçe dhe G.Bakollari 4 vjeç, që prej mëngjesit nuk po gjenden nga familjarët.

Pas lajmërimit pranë komisariatit të Pogradecit, forcat e policisë kanë mundur t’i gjejnë të miturit rreth orës 13:00, ndërsa ata donin të hynin në liqen. Fatmirësisht ata janë mirë dhe janë rikthyer pranë gjirit familjar.

 

 

 

 

 

Top Channel