“Dvorani, kampion antikorrupsioni”/ Sekretari amerikan Blinken i jep çmimin ndërkombëtar mes 12 më të mirëve në botë

23/02/2021 19:40

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar me një çmim ndërkombëtar juristin dhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani me motivacionin për përkushtim kundër korrupsionit transparencës dhe llogaridhënies.

Në deklaratën e Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken janë përmenden emrat e 12 personaliteteve nga e gjithë si pjesë të shpalljes së Çmimit Ndërkombëtar të Departamentit të Shtetit për Kampionët Kundër Korrupsionit. Blinken thuhet se në të gjithë botën, korrupsioni kërcënon sigurinë dhe stabilitetin, pengon rritjen ekonomike, minon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, shkatërron besimin tek institucionet publike, lehtëson krimin ndërkombëtar dhe heq zhvat burimet publike dhe private.

Juristi Ardian Dvorani ka një histori të gjatë në sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, por një angazhim shumë domethënës në Reformën në Drejtësi. Së fundmi ai është gjetur në sulmin e Presidentit Ilir Meta, për shkak të angazhimit të tij në procesin e ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë pas reformës në drejtësi. Meta bëri edhe padi ndaj juristit Drovani.

Ja çfarë deklaronte  Meta:

“Akuzoj Ardian Dvoranin për këto vepra penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

Në kontekst të këtyre sulmeve reagoi edhe Kryeministri Rama, i cili thotë se Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron.

Deklarata e DASH për nderimin e personaliteteve në luftë me korrupsionin:

Korrupsioni kërcënon sigurinë dhe stabilitetin, pengon rritjen ekonomike, minon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, shkatërron besimin në institucionet publike, lehtëson krimin ndërkombëtar dhe dëmton rëndë burimet publike dhe private.

Administrata e Biden është e vetëdijshme që ne do të jemi të suksesshëm në luftimin e këtyre çështjeve duke punuar në bashkëpunim me partnerë të përkushtuar,  duke bashkëpunuar me individë të guximshëm që përkrahin luftën kundër korrupsionit dhe me vende që punojnë për të përmbushur zotimet e tyre ndaj standardeve ndërkombëtare të antikorrupsionit.

Për atë arsye, unë kam krijuar një Çmim të ri Ndërkombëtar për Antikorrupsionin, duke vlerësuar individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh përballë fatkeqësive të mëdha për të mbrojtur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar që të ketë vënë llogaridhënie në vendet e tyre.

Siç e ka theksuar edhe Presidenti Biden, angazhimi ynë për të vërtetën, transparencën dhe llogaridhënien është një mision që ne duhet ta arrijmë në vendin tonë dhe jashtë saj.  Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve të guximshëm të cilat kanë luftuar për realizimin e këtyre idealeve. Të nderuarit janë: Ardian Dvorani  nga Shqipëria, Diana Salazar nga Ekuadori, Sophia Pretrick nga Federata e Mikronezisë, Juan Francisco Sandoval Alfaro nga Guatemala, Ibrahima Kalil Gueye nga Guinea, Anjali Bhardëaj nga India, Dhuha A. Mohammed nga Iraku, Bolot Temirov nga Republika e Kirgistanit, Mustafa Abdullah Sanalla nga Libia, Viktor Sotto nga Filipinet, Francis Ben Kaifala nga Sierra Leone dhe Ruslan Ryaboshapka nga Ukraina.

Ata na frymëzojnë ne dhe shumë homologëve të tyre të ndjekin këto ideale në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë një nga kornizat më të fuqishme antikorrupsion në botë. Ne ishim të parët që kriminalizuam ryshfetin e huaj dhe vetëm në dy vitet e fundit në partneritet me homologë të huaj, kemi rikthyer më shumë se 1 miliard dollarë në pasuri të vjedhura publike. Ne përdorim një sërë mjetesh për të promovuar llogaridhënien nga individët e korruptuar, për të luftuar pandëshkueshmërinë globalisht dhe për t’u angazhuar në forume shumëpalëshe për të luftuar korrupsionin dhe rritur angazhimin e qytetarëve. Ne do ta mposhtim korrupsionin duke zbatuar reforma të qëndrueshme në përputhje me angazhimet ndërkombëtare; zhvillimin e institucioneve transparente dhe të përgjegjshme;  fuqizimin e qytetarëve, gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për të ndihmuar në mposhtjen e këtij kërcënimi global ndaj sigurisë dhe demokracisë.

Top Channel