Foto ilustruese

Gjatë një aksioni të fundit, uniformat blu në Gjirokastër kanë sekuestruar lëndë narkotike dhe fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa, si dhe kanë vënë në pranga trafikantin 26-vjeçar.

I arrestuari është F. Gj., 26 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. Gj., 26 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi F. Gj. dispononte lëndë narkotike, organizuan punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjetën dhe sekuestruan rreth 500 gr lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi fara të dyshuara të bimës cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel