Paditë e Presidentit Meta për Teatrin Kombëtar, Gjykata Kushtetuese merr vendimin. Ja kur do të mbahet seanca plenare

22/02/2021 18:28

Gjykata Kushtetuese ka bashkuar në një të vetme dy paditë e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar dhe ka vendosur që më 3 mars të mbahet seanca e parë plenare.

Njëra i përket shfuqizimit të kalimit të pronësisë së Teatrit tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizimit të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Në kërkesën e tij për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti kërkoi shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar tek Bashkia Tiranë.

“Shfuqizimi i vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241 me emërtimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare. Pezullimi i zbatimit të vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë” dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje dhe mbi çështjen tjetër në shqyrtim që lidhet me kundërshtimin e ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””, të hyjë në fuqi”, thuhej në kërkesën e Presidentit Meta.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë mbajtur mbledhje në datën 8 shkurt 2021, ku kanë marrë në shqyrtim kërkesën dhe pezullimin e zbatimit të VKM-së dhe ka vendosur shqyrtimin e saj në seancë plenare.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese vendon bashkimin e çështjeve që ju përkasin kërkesave për një çështje të vetme me objekt:

“Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”. Shfuqizimi i vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe vendimit nr.377,  datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150, Tiranë” dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi”.

Gjykata Kushtetuese la afat brenda datës 8 mars që të parashtrohen me shkrim argumentet shtesë për kërkesat e paraqitura, të cilat do t’u komunikohen edhe subjekteve të interesuar në këtë proces.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA