Kuvendi rrëzon me 86 vota kundër dekretin e Presidentit Meta për “Prokurimin publik”, ja projektvendimet që u miratuan sot

22/02/2021 13:56

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot disa projektvendime të rëndësishme.

Me shumicë votash pro është miratuar marrëveshja për dhurimin e spitalit të Fierit nga qeveria turke.

Me 11 vota pro, 86 kundër dhe 11 abstenim, Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për ligjin “Për prokurimin publik”.

Ndërkohë, është shtyrë me 3 muaj afati i komisionit për raportin e Dick Marty.

Sakaq është votuar edhe projektligji që për personat të cilët kanë mbushur moshën 75 vjeç të pajisen me karatë identiteti pa afat skandence.

Projektvendimet e miratuara sot:

1- Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 10.081 datë 23.02.2009 “Për liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

2- Projektligj “Për miratimin e shtesës së kontratës “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike” ndërmjet ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Grupimit të Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të ndërmarrjeve”.

3- Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, mbi dhurimin në fushën e shëndetësisë”.

4- Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Huamarrësi), dhe KFW Frankfurt AM Main (KfW) për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro”.

5- Projektvendim “Për miratimin e planit vjetor 2021 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017-2021”.

6- Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 71/2020 “Për ngritjen e komisionit të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet Komisioni i Posaçëm 89 11 5 Miratuar dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty për bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë””

7- Projektvendim “Për zgjedhjen e z. Petrit Ruka, anëtar i Këshillit Drejtues të Radio – Televizionit Shqiptar”.

8- Projektvendim “Për zgjedhjen e z. Mevlan Shanaj, anëtar i Këshillit Drejtues të Radio – Televizionit Shqiptar”.

9- Projektvendim “Për zgjedhjen e znj. Ardita Reçi, anëtare e Këshillit Drejtues të Radio – Televizionit Shqiptar”.

Projektvendimi i rrëzuar:

10- Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.942, datë 27.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA