A do votojnë emigrantët? Përgjigjet Balla: Frika ime është se PD-LSI po bëjnë gjithçka për të penguar këtë proces

21/02/2021 10:42

Taulant Balla ka folur nga Elbasani në lidhje me votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Balla u shpreh se frika e tij është se PD dhe LSI po bëjnë gjithçka që ta pnegojnë këtë proces.

Megjithatë theksoi se PS ka propozuar në KQZ të gjithë infrastrukturën dhe i mbetet kësaj të fundit të bëjë pjesën që i takon në mënyrë që votimi dhe numërimi i shqiptarëve jashtë Shqipërisë të ndodhë ashtu si në Kosovë.

Balla: Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjithë kuadrin ligjor të nevojshëm që çdo shqiptar që jeton jashtë territorit dhe i takon KQZ që për fat të keq edhe kësaj radhe është bërë me përfaqësim politik. PS donte që të gjithë ishin të depolitizuar, por është një proces që edhe opozita të ishte pjesë dhe kemi bërë gjithçka që të jetë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo që vë re dhe nuk e fsheh, frika ime është që PD dhe LSI po bëjnë gjithçka kanë mundësi më përfaqësuesit e tyre në strukturat e reja të KQZ-së për të penguar këtë proces, pra për të penguar që shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të votojnë sikurse vëllezërit tanë kosovarë votuan me postë.

Ajo që ka propozuar PS në KQZ është se kemi krijuar strukturën e regjistrimit në portalin përkatës dhe në adresë i shkon fleta e votimit dhe mund të votojë, pra është e parapaguar dhe dërgohet e numërohet sikurse ndodhi në Kosovë.

Kjo nuk është më një çështje që varet nga ne. Ne duam që shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të votojnë se pa ata nuk do të ishte Shqipëria që kemi. Kemi bërë dhe diçka, kemi krijuar mundësinë që burra e gra që janë kthyer nga emigracioni, do të jenë në listat e PS. Krijuam një dritare përmes portalit “Deputeti që duam”, kështu që nuk dua t’i shmangem përgjigjes, por vullneti ynë është i plotë. PD-LSI është hall i madh. Ne e filluam reformën zgjedhore në shtator, një vit e gjysmë nuk binim dakord me ta, pastaj ikën nga parlamenti, pastaj hynë në lojë miqtë tanë të huaj, i sollën, ramë dakord dhe përsëri bëjnë lojën e vjetër. Një gjë duhet ta kenë parasysh që vota e tyre është detyrim, PS e ka bërë gjithë pjesën e vet dhe KQZ do të bëjë gjithë pjesën që i takon.

Top Channel