Franca dhe Gjermania thërrasin ambasadorët rusë, akuza të rënda për sulme kibernetike ndaj Europës dhe paralajmërim për sanksione të reja
Kryeministri Edi Rama nga Fieri ka kujtuar kohën kur mori drejtimin e qeverisë dhe kujtoi gjendjen në të cilën ishin spitalet para 7 vitesh.
Ai tha se njerëzit vareshin kangjellave të QSUT-së ndërsa bërtisnin se nuk kishin ilaçe.
“Kur ne kemi marrë detyrën, nuk ishte pandemi, por ishin njerëzit që vareshin kangjellave të QSUT-së dhe ulërinin se nuk kishte ilaçe. Apo merrnin batanije me vete. Gjendja ishte katastrofike. Unë besoj se nuk është e vështirë që për t’u kuptuar, deri para 7 vitesh, se identifikojë dot se kush ishte pacienti apo familjari, mjeku apo infermier, pa folur pastaj për ngrohje, pastërti, etj. Ishte i gjithë sistemi rreth spitalit, furnizime me ilaçe. Borxhi kur morën ne detyrën, që shteti i kishte furnizuesve ishte katastrofik. Në furnizime kemi gjetur stoqe ilaçesh që ishin blerë për qoka.”, tha Rama.
Top Channel