Komisionerja e KE-së, Johansson nga Kakavija: Progres në luftën kundër trafikut të drogës e njerëzve

20/02/2021 17:21

Komisionerja për Punët e Brendshme e KE-së, Ylva Johansson dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi kanë  përshëndetur trupat e përbashkëta të FRONTEX dhe Policisë Kufitare që operojnë në Kakavijë.

Gjatë fjalës së saj, komisionerja ka shprehur mirënjohje për progresin e arritur në vend në luftën kundër trafikimit të njerëzve armëve apo drogës. Ajo tha se vendi ynë i ka plotësuar kushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Doja të falënderoja Shqipërinë për arritjet që ka bërë dhe ka plotësuar kushtet për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare në BE. Jam e kënaqur që jam në kufi. Shqipëria është vendi i parë që ka nisur marrëdhënien e FRONTEX, ky është një hap i rëndësishëm. Dëgjova se si ata jo vetëm që punojnë së bashku por edhe kanë bashkëpunuar për të menaxhuar migracionin dhe përpjekjen për të ndaluar trafikimet jo vetëm njerëz por edhe armë e drogë se siç e dimë  lufta kundër krimit është fenomen ndërkombëtar e duhet të punojmë së bashku. Është bërë progres në këtë drejtim”, tha Johansson.

Ajo theksoi se emigracioni është ulur me kalimin e viteve.

“Migracioni është zinxhir mund të jenë nga vende origjinë apo emigracioni. Në momentin kur u emërova komisionere më thanë se duhet të zbatoja një fillim të ri. Në shtator paraqita një paktë të re e cila nisi nga kufijtë e jashtëm në këtë rast nga Greqia që të mundësohet procedura e kontrollit që të punohet së bashku. Kjo u mbështet nga vendet anëtare. Shqipëria duhet të ketë mbështetje meqë është në drejtim që të bëhet pjesë e BE-së. Edhe pjesa e migracionit ka ndryshuar. 2 milionë emigrantë në 2014 dhe në 2019-ën 140 mijë emigrantë  të parregullt. Duhet të menaxhohet mirë pjesa e emigracionit. Është shumë e rëndësishme që të menaxhohet pjesa e paligjshme e tyre“, tha ajo.

Top Channel