Ylli Manjani e konsideron “jashtë çdo kompetence ndërhyrjen e presidentit në fushatë elektorale”.

Presidenti i Republikës nuk ka punë fare. Fushatat elektorale për presidentin janë ditë pushimi, në kuptimin kushtetues dhe ligjor të fjalës. Presidenti i Republilës nuk ka asnjë punë në jetën e brendshme të partisë politike, qoftë në partinë ku ai ka qenë kryetar“, thotë ish-ministri i drejtësisë.

Shton se “gara e Metës me Ramën është e pakuptimtë”. “Unë nuk di pse ka hyrë në fushatë me Ramës. Rama konkuron për të qëndruar sërish kryeministër. Meta për çfarë konkuron?!
Sipas tij, Meta zgjodhi vetë të largohej nga politika aktive për të shërbyer në një detyrë të lartë shtetërore, siç është detyra e kryetarit të shtetit. “Të përdorësh podiumin e presidencës për të reklamuar LSI-në apo për të etiketuar persona të caktuar që merren me politikë aktive nuk është statura kushtetuese e presidentit. Futja e një presidenti në fushatë elektorale, qoftë në emër të popullit apo me vizita të sajuara nuk e nderon presidentin“.

Për Manjanin, figura e Ilir Metës i duhet politikës shqiptare ndërkohë që posti u presidentit i rri ngushtë: “Opozitës shqiptare dhe klimës politike në Shqipëri i mungon Ilir Meta. Pozicioni i presidentit për Metën është një xhaketë shumë e ngushtë. Ai di të bëjë shumë më mirë punën e politikanit“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA