Në qytetin e Vlorës kanë zgjedhur të jetojnë shumë shtetas italianë, një pjesë e të cilëve këtë të enjte u bashkuan me Partinë Socialiste. Shtetasit italianë, janë takuar me kryeministrin Rama i cili foli për pajisjen e tyre me pasaporta shqiptare dhe pse jo në të ardhmen të përfaqësohen në Parlament.

Rama tha para tyre se, kur mësoi nga deputeti Damian Gjiknuri që ka disa italianë që duan të anëtarësohen në PS. “Madje arritëm edhe te kjo, se më parë ishin vetëm shqiptarët që donin të anëtarësoheshin në parti në Itali e Greqi, jam i sigurt që do ketë nga ata që do arrijnë deri edhe në parlament një ditë, por kjo nuk i heq asgjë faktit që ju nuk e keni të drejtën e votës, ende nuk e keni se jam i sigurt që për ata që do qëndrojnë këtu më gjatë, do vijë edhe koha që do marrin shtetësinë, normalisht, e për të tjerë që vijnë jam shumë dakord me ju se në fillim nuk u quajtën vizionarë por të çmendur por midis tyre ka një lidhje deri sa më pas rrugët ndahen ose bashkëndahen duke qenë në një sintezë të plotë mes tyre. Pak çmenduri nuk bën kurrë dëm, mjafton të jetë e shëndetshme e positive. Si lideri i partisë suaj, që u flet anëtarëve të vet, dhe në partinë tonë parimi që më pas nuk është gjithmonë të them të vërtetën i respektuar në lartësinë e duhur se kryetari është i pari ndër të barabartët. Nëse ndonjëherë unë bie në mëkatin e të mos qenit mishërim i këtij parimi kërkoj ndjesë që më përpara e shpresoj se do të kem mirëkuptimin, ose mishërimin tuaj”, tha Rama.

Një qytetar italian u shpreh se është muzikant dhe kishte vendosur që ditët e fundit të jetës t’i kalojë në Vlorë. Ai shprehu dëshirën që Vlora e Shqipëria të zhvillojnë edhe turizmin dimëror.

“Unë jam një muzikant, kam vendosur që të kaloj vitet e fundit të jetës sime në Vlorë. Kam qenë në Europë me turne të ndryshme, në Azi, Bangkok, në Afrikë etj. Vërtetë që Shqipëria është një vend i bukur, ku mund të kalosh shumë mirë dhe ne duam që të ketë sa më shumë turistë në vendin tuaj, edhe në dimër e stinë të tjera këtu në Vlorë, jo vetëm në verë”, tha qytetari italian.

Në fund, Rama falënderoi të gjithë të pranishmit, duke thënë se energjia pozitive në Vlorë i jep më shumë besim se gjërat në Shqipëri do bëhen më mirë.
“Në Tepelenë është një fshat që quhet Nivicë, ku mundësitë për turizëm janë shumë të mëdha. ne do të rrisim turizmin në Vlorë, ju jeni burim që duhet shfrytëzuar. Për ne është kënaqësi dhe dhurata që na bëni. Ju falënderoj shumë, ishte e këndshme të flas me ju, të dëgjoja idetë tuaja e të ndjej energjitë e juaja pozitive”, përmbylli Rama.

Top Channel